Neymar pranon "teatrin": Jam kthyer në tjetër person pas kritikave të Botërorit

Neymar pranon "teatrin": Jam kthyer në tjetër person pas

Neymar e ka pranuar se e ekzagjeruar me faullet gjatë Kupës së Botës, por ylli i Brazilit dhe Paris Saint-Germain është zotuar se do të kthehet në tjetër person pas dështimit në Rusi.

Kishte shpresa të mëdha për Neymarin dhe Brazilin për të trimufuar në "Rusi 2018", por gjigantët amerikano-latinë u mposhtën në cerekfinale nga Belgjika.

Neymar, i cili shënoi dy herë në këtë kompeticion, ishte objekt i kritikave për "teatrin" dhe sjelljen e tij në fushë.

Ylli brazilian gjeti rastin, gjatë reklamës për produktet e kujdesit personal Gillette, për të pranuar kritikat dhe për tu zotuar se do të ndryshojë.

"Ju mund të mendoni se unë e teproj, dhe ndonjëherë e bëj. Por e vërteta është se unë vuaj në fushë. Nuk e keni idenë se cfarë heq unë aty. Kur largohem pa folur për shtypin, nuk është se dua vetëm të fitoj por nuk jam mësuar t'ju zhgënjej. Kur dukem i pasjellshëm, nuk është se jam një fëmijë tekanjoz, por ndodh sepse nuk kam mësuar si të merrem me frustrimet e mia," tha fillimisht Neymar.

"Mu desh kohë për të pranuar kritikat. Kam marrë kohë për të parë veten në pasqyrë dhe të bëhem një tjetër person. Unë u rrëzova, por vetëm ata që bien mund të ngrihen," shtoi ylli brazilian.

EMISIONET