Neymar: Nuk di të stimulojë!

Neymar: Nuk di të stimulojë!

Brazili arriti të siguroj kalimin në çerekfinalen e Kupës së Botës dhe një meritë për këtë e kishte padyshim ylli i saj, Neymar që ndaj Meksikës shënoi golin e avantazhit dhe ndërtoi aksionin e golit që hipotekoi fitoren. Pas ndeshjes, Neymar ka përgëzuar ekipin ndërsa nuk la pa komentuar dhe ndërhyrjet e ashpra ndaj tij.

"Përgëzoj të gjithë ekipin. Ka raste në çdo lojë ku duhet të vuash, këto janë lojëra të vështira dhe Meksika është një skuadër e mirë, por kemi treguar shumë klas. Ne sulmuesit duhet të shënojmë golat sepse e dimë se vëmendja e tifozëve është e drejtuar drejt nesh. Unë jam këtu për të fituar. Shpresoj se mund të përmirësohet gjithmonë. E dija se do të kisha nevojë për disa minuta për t'u rikthyer në ritmin tim normal. Ndihem shumë mirë. "-tha fillimisht Neymar.

I pyetur për ndërhyrjet ndaj tij, ylli i PSG-së deklaroi.

"Vuaj shpesh me mbrojtësit dhe futbollistët kundërshtarë. Nuk stimuloj, pasi më ndërhyjnë shumë rëndë. Tek rasti i Layun ishte e padrejtë ajo ndërhyrje. Topi nuk ishte në lojë dhe ne ishim jashtë fushës. Ata folën shumë dhe tashmë janë nisur për në shtëpi."-thumboi Neymar.

Neymar tani ka dy gola në Kupën e Botës 2018 dhe do të tentoj të shënoj sërish në takimin e ardhshëm, kur ata do të takohen me fituesin e përballjes mes Belgjikës dhe Japonisë.

EMISIONET