Nevoja për sulmues, gjiganti gjerman identifikon nënkampionin e Botës

Nevoja për sulmues, gjiganti gjerman identifikon nënkampionin e

Mario Mandzukic mund të ishte një futbollist i Manchester United nëse merkato nuk do të mbyllej më 8 gusht.

Një gjë të tillë e konfirmuar shumë mediat sportive, por tashmë që dritarja e transferimeve në Angli është mbyllur, kroati duhet të gjej një tjetër skuadër. E në "derë" ka trokitur Borussia Dortmund.

Gjermanët kërkojnë një futbollist me eksperiencë në prag të sezonit të ri dhe Mandzukic ia ofron këtë privilegj. Por jo vetëm kaq. 33 vjeçari e njeh mjaft mirë edhe Bundesligën gjermane, pasi ka kaluar 4 vite, mes Wolfsburg dhe Bayern Munich.

Nënkampioni i Botës, numëron edhe 33 gola në 89 ndeshje me kombëtaren kroate dhe do të ishte një vlerë e shtuar nën urdhërat e Lucien Favre, që këtë sezon synon të rivalizojë denjësisht kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich në luftën për titull.

Nuk dihet ende shifra që Juventus do të kërkojë për ta lënë të lirë, me Mandzukic që vlerësohet me 18 milionë euro dhe ka një kontratë që skadon në vitin 2021.

EMISIONET