Barcelona është në kërkim të një sulmuesi të ri dhe drejtuesit kanë hedhur sytë nga Bundesliga gjermane.

Sipas gazetës gjermane "Frankfurter Allgemeine", Barcelona ka shenjëstruar sulmuesin e Eintracht Frankfurt Luka Joviç si zëvendësues potencial të Luis Suarez, i cili është drejt pensionimit nga futbolli.

Madje, duke iu referuar këtyre burimeve thuhet se golashënuesi më i mirë i Bundesligës ka arritur një marrëveshje me klubin katalanas, teksa pritet vetëm zyrtarizimi i saj.

Megjithatë, ata gjithashtu shtojnë se nuk ka ende marrëveshje me klubin e tij mbi një tarifë transferimi për 21-vjeçarin, i cili mund të kushtojë të paktën 50 milionë euro.

/Ora News.tv/