Netanyau viziton për herë të parë Shqipërinë

Netanyau viziton për herë të parë Shqipërinë

Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyau do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri më 1 nëntor ku do të takohet me krerët e lartë të vendit dhe do të jetë i pranishëm në një samit rajonal.

Vizita në Shqipëri është pjesë e turit ballkanik të Netanyau-t, i cili sipas zyrës së tij të shtypit do të ndalet gjithashtu edhe në Greqi, Bullgari, Rumani dhe Serbi.

Netanyau është zyrtari më i lartë Izraelit që viziton Shqipërinë, ndërkohë mediat vendase nënvizojnë lidhjen e gjata historike miqësore midis dy vendeve.

“Vizita në Shqipëri, një vend me shumicë myslimane me lidhje historikisht miqësore me Izraelin, do të jetë me sa duket një udhëtim i nivelit më të lartë nga një izraelit në vend. Në vitin 1994, ministri i atëhershëm i Jashtëm, Shimon Peres vizitoi Tiranën dhe vitin e kaluar qyteti përkujtoi udhëtimin me një pllakatë për ish-burrështetasin”, shkruajnë mediat izraelite për vizitën.

Vizita e fundit e Netanyahu-t në Bulgari u zhvillua në korrik të 2011-s, rreth një vit para se një terrorist të shpërthente një autobus me turistë izraelitë, duke vrarë pesë prej tyre dhe shoferin bullgar.

EMISIONET