Nesta trajner? E kërkon ky klub italian

Ish-mbrojtësi i njohur i Milanit, Alessandro Nesta është shumë pranë zyrtarizimit si trajneri i Peruggias.

Lajmin e bëjnë të ditur vetë mediat italiane ku konfirmojnë se mungon vetëm firma, që Nesta të marr drejtimin e klubit italian.

Klubi italian ka shkarkuar sot trajnerin Breda pas barazimit ndaj Novarës dhe pritet ti besoj “timonin” e skuadrës 42-vjeçarit. Nesta e ndoqi ndeshjen e sotme nga tribuna, ndërsa në ditët e ardhshme pritet të vij edhe zyrtarizimi.

Në të kaluarën ish-mbrojtësi ka drejtuar skuadrën e Miamit në SHBA, ndërsa do të rikthehet në Itali kësaj here si trajner.

EMISIONET