Diplomati i njohur Agim Nesho i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, thotë se Shqipëria duhet të jetë e qartë në politikën e saj ndaj Turqisë, duke deklaruar se Ankaraja po financon edhe parti politike në Ballkan.  

Nesho: Turqia ka programin e saj për kthimin e neo-otomanizmit. Ata e thonë hapur që me influencat që ne kemi në Bosnjë dhe Hercegovinë, në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, ata përkrahin këtë aks të kësaj perandorie të re. Politikisht ne nuk duhet të japim mesazhe të gabuara. Ajo po krijon një klimë të tillë ballkanike duke financuar shoqata dhe madje edhe parti politike dhe mos e quani çudi për t'u shtrirë edhe në Shqipëri.

Pavarësisht se po integrohemi në BE, kjo nuk do të thotë asgjë nëse nuk kemi qartësinë. Ne nuk mund të presim edhe 100 vjet që Erdogani ose djali i tij i vogël sulltan të ndryshojë regjimin. Në sistem mund të presim, jashtë sistemit jo.

Shtrirja e investime turke në Shqipëri ngre alarmin. Ne kemi parë edhe disa nënshtrime vasaliteti të politikës shqiptare. 

Kemi prodhuar dokument zyrtar për të bërë kufizime ndaj gylenistëve siç i ka kërkuar Turqia. Nuk i ka bërë asnjë vend tjetër.

/Ora News.tv/