Diplomati Agim Nesho i ftuar në "360 Gradë" në Ora News e konsideron si një nga skandalet më të mëdha në historinë shqiptare, atë që ndodhi me Edi Ramën vite më parë gjatë një fotoje me Obamën, ndërsa lajmin e publikuar së fundmi se pas lobingut të Bashës qëndrojnë rusë, e konsideron të pabazuar.

NeshaTë gjithë palët në Shqipëri duan të bëjnë lobing në SHBA. Lobimi është normal dhe i pranushëm. Por mendoj se mund të jetë një formë që është servirur për shkak të lidhjes që është bërë shumë sensibël në SHBA, duke goditur presidentin amerikan me "Russiagate" . Jam kundër avokat Ngjelës. Nuk mendoj që ka ndonjë lidhje direkte. 

Mendoj se janë kanalizime pas skandalit të zt.Rama që u fsheh nën emrin e gruas së shoferit në Nju Xhersi për të bërë foto me Obamën.

Në qoftë se ka skandal më të madh që ka ndodhur ndonjëherë është mënyra se si ne shqiptarët kërkojmë formën për të t'u fshehur për të realizuar ëndrrën që kemi dhe për ta prezantuar  në publikun shqiptar që ne kemi lidhje të forta me Amerikën.

Lobimi në raste të tilla duhet të perceptohet nga ne qytetarët. Cfare behet konkretisht

Kemi një vit e gjysmë që kryeministri shqiptar vete 3 herë në SHBA dhe nuk takon asnjë njeri.

Vete merr një çmim nga agjenci qeveritare por indipendete dhe e shet për një gjë të madhe. Në 31 janar, çmimi i njëjtë ju dha një të mbijetuari nga Holokausti.

Politika shqiptare, kjo klasë politike i shfrytëzon për të ndryshuar efektet negative që kanë bërë gjatë rrugës së tyre. 

Nuk mendoj se ka lidhje direkte rusët në politikën shqiptare, sepse e kanë të pamundur sepse edhe vetë ambienti shqiptar është jo vetëm indiferent por i kundërt me ta. 

E kam lexuar disa hyerë në "Mother Jons". Ka artikuj të porositur nga partitë politike shqiptare. Ka një qendër në Londër që paguhet nga qeveria që prodhon artikuj të tjerë. 


/Ora News.tv/