Nesho: Protesta e PD asnjë ndikim për integrimin, i vetmi vend ku krimi prezent në Parlament

Nesho: Protesta e PD asnjë ndikim për integrimin, i vetmi vend ku

Diplomati i njohur Agim Nesho i ftuar në "Arena" në Ora News tha se protesta e Partisë Demokratike nuk ka asnjë ndikim mbi procesin e integrimit në BE.

Nesho: Opozita është në të drejtën e saj, sidomos në sisteme autoritariste. Edhe nëse nuk është duhet krijuar. Është balancimi i nevojshëm për institucionet. Ecuria e procesit të integrimit evropian është i pavarur nga qëndrimet e opozitës. Informacioni është i plotë.

Është shumë pak pasi për arsye që këto fenomene që mazhoranca sot i vë fajin opozitës, duhet të ishin korrigjuar më përpara. Ne jemi vendi i parë në Evropë, në mos në botë që krimi i organizuar jo vetëm ka lidhje me politikën por ka qenë prezent në Parlament. Së dyti, korrupsioni është tejet i zhvilluar deri në institucionet më të larta të shtetit. Këto janë edhe të shkruara nga institucionet e Brukselit. Në të gjithë informacionin e brendshëm thuhet se vendet ballkanike nuk plotësojnë kriteret e nevojshme.

Po të shikoni, gjithë ky proces që kryeministri e thotë për jetë a vdekje, është me një kontradiktë me atë që ka shprehur dy vjet më përpara.

EMISIONET