Nesho i përgjigjet Bushatit për "jo vertebrorët"

Nesho i përgjigjet Bushatit për "jo vertebrorët"

Diplomati Agim Nesho iu përgjigj akuzave të ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, që i konsideroi "jo vertebrorë" ata që kritikonin qëndrimin e Shqipërisë në OKB në rastin e rezolutës kundër SHBA-ve për Jerusalemin. 

I ftuar në "Arena" në Ora News, Nesho tha se kanë ndryshuar pozicionet në Ballkan dhe Serbia shihet me një sy tjetër nga SHBA.

Nesho: Ka një shqetësim që është një shqetësim i të gjithëve ne. Kosova duhet të menaxhojë dhe konsolidojë shtetin e saj. Kanë ndryshuar pozicionet. Vetë Serbia shikohet dhe madje kanë propozuar tre pika. Të punojë që të jetë më e pavarur nga nafta dhe gazi rus, së dyti të kthejë vëmendjen në investimet që kanë munguar për Serbinë. Dhe së treti, që është edhe më e rëndësishmja, të shohin lidhjet dhe kontaktet politike me Serbinë e Beogradin, që kanë munguar që nga viti ’80. Në të kundërt, Presidenti i Serbisë nga 12 e deri tani, ka bërë 12 takime me Putin. Këtu duhet të jemi të ndërgjegjshëm që pozicioni i Serbisë ka ndryshuar.

Në shumë raste ka edhe papërgjeshmëri që bëri së fundmi diplomacia shqiptare dhe përpiqet ta justifikojë dhe të thotë jo vertebrorët dhe kjo është kultura për një rezolutë që është e veçantë dhe e sponsorizuar.

Ne morëm pjesë në një dënim politik të Shteteve të Bashkuara.





EMISIONET