Të hënën (17 dhjetor 2018) studentët e nisën protestën më të shumtë në numër, auditoret i bojkotuan, ndërsa bllokuan disa prej akseve kryesore të kryeqytetit.

Me thirrjet për anulimin e ligjit të arsimit të lartë dhe përmirësimin e kushteve në Universitete, ata nisën marshimin drejt Kryeministrisë.

Në ditën e 13 të protestës, studentët nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre.

" Arsimi i lartë është në gjendje të keqe".

"Ulja e tarifave është kërkesa kryesore e studentëve".

" Gati 5 milion lekë unë harxhoj vit për vit që të arsimohem dhe është goxha".

Kryeministri i ftoi sërish për dialog, ndërkohë që tubimi poshtë zyrës së tij vazhdonte.

Edi Rama: "Sharrat e Doktorresh Monës dhe britmat në gjumë të Lul Artistit, e gjymtuan si s'ka më keq protestën tuaj! Por unë dhe ju që s'jeni më aty, jo vetëm që s'do t'i lemë pa adresuar ato 8 pika, po do të bëjmë shumë më shumë se aq SE BASHKU?? Ditët po na ikin shpejt e festat po vijnë, prandaj mos rrini po dukuni dhe t'ia nisim punës me #Dialog #Bashkëpunim #Këmbëngulje për Universitetin".

Por ata dialogun e refuzojnë.

"Jemi të vendosur të fitojmë pa dialog".

Në të kundërt, paralajmërojnë përshkallëzim të protestës.

"Mund të vazhdojmë deri në grevë urie".

Protesta e të hënës (17 dhjetor) pati edhe tensione mes studentëve protestues.

Kauza për një arsim të lartë cilësor nxori krahas studentëve edhe pedagogët.

Mark Marku: Mendoj se kërkesat e tyre janë të realizueshme, të drejta dhe duhen plotësuar.

Romeno Hanxhari: Kauza e studentëve ka fituar tashmë. Këto kërkesa kuptohet që do të zbatohen.

Mbështetjen e gjetën dhe nga qytetarët. Shumë prej tyre prindër, thanë se e kanë të vështirë të përballojnë kostot e arsimit të lartë.

"Deri në kacidhen e fundit jemi shtrënguar".

Nuk munguan as artistët, të cilët tek kjo protestë gjejnë shpresën se në Shqipëri gjërat do të ndryshojnë.

Rovena Dilo: Është protesta më e logjikshme, më e vërtetë dhe protesta që i duhet Shqipërisë.

Besa Kokëdhima: Kërkesat e tyre janë minimale dhe reagimi i tyre tregon se ndërgjegjja e kombit tonë është gjallë.

Në përfundim të tubimit para Kryeministrisë ata u zhvendosën tek Zogu i Zi, ku bllokuan rrugën për dy orë.

Studentët shprehen të vendosur për të vijuar rezistencën ndërsa mohojnë se kjo protestë synon krijimin e një partie studentore.


Ora News përcolli minute pas minute


Ora 20:05 Një grup i vogël studentësh ndodhen ende para Kryeministrisë

Ora 17:00 Zhbllokohet rruga, studentët largohen nga Zogu i Zi

Ora 16:32 Vijon bllokimi tek Zogu i Zi

Studentet vijojne te mbajne te bllokuar të gjithë rrugët e hyrjeve dhe të daljeve në rreth rrotullin e Zogut të Zi,  Janë të shumtë qytetarët që kanë lënë automjetet dhe po rrinë studentët.

"Deri tani kanë kaluar vetëm 4 makina" informon gazetarja e Ora News, Rovena Neziri.


Ora 16:00 Ndonëse jo të shumtë studentët kanë vijuar protestën tek Zogu i Zi

Ora 15:38 Pas mbylljes së protestës te Kryeministria, studentët pastrojnë mbeturinat te bulevardi

Ora 15: 13: Studentet bllokojnë rrugën tek Zogu i Zi,  një grup vijon rezistencen tek kryeministria

(Ne foto: Kryeministria ora 15:00)

Ora 14:19 Një pjesë e studentëve  po zhvendosen drejt Zogut te Zi, një pjesë tjetër vijon të qëndrojë tek kryeministria.



Ora 13: 32 Minuta tensioni


Disa studentë janë kapur krah për krah dhe kanë shkuar pranë kordonit të policisë. Në këtë moment ka pasur tension. 

Një student i cili ishte pjesë e këtij tensioni tregon se çfarë ndodhi për Ora News.

Studenti ekskluzivisht per Ora News: "Vendosëm të hiqnim mikrofonin dhe në mënyrë simbolike do të krijonim rrethimin e kryeministrisë duke u bërë kordon, në shenjë simboli se kryeministria është e popullit.

Nuk e kuptuam përse policia ndërhyri dhe u sollën me ne sikur të ishim kriminelë. Kordoni po ecte paralelisht me kordonin policor kur unë u godita nga një polici për të më provokuar.

Ne nuk duam dhunë, por donim të tregonim që nuk largohemi pa plotësuar kërkesat tona."

Intervista u dha për gazetaren e Ora News, Xhensila Demollaj.

Protesta para kryeministrise vijon prej ores 11:00

Prej orës 11:00 qindra studentë janë para kryeministrisë. Në fillim ishte një grup studentësh por më pas iu bashkuan të tjerë të cilët në fillim kishin marshuar nëpër rrugët e Tiranës duke bllokuar qarkullimin e makinave në disa akse kryesore. 

Ndërkohë kryeministri Edi Rama  edhe pse i ka poshtë dritares studentët, sërish i fton në dialog përmes instagramit.

Studentët nuk pranojnë negociata dhe as dialog për plotësimin e 8 kërkesave, ndërkohë vihen re forca të shtuara policore që rrinë në gatishmëri.

Protestës i janë bashkuar dhe studentë nga Korça, Elbasani, Durrësi e Shkodra. 

Ora News percjell minute pas minute gjithe protesten e sotme e cila shenon diten e 13-te. 

Ora 13:23 Shiu nuk i ndal studentët

Studentët të mbështetur edhe nga qytetarët vijojnë protestën. Ata mbajnë fjalime, pavarësisht se ka filluar shiu.

Ora 13:00 Protestës së studentëve i bashkohen disa banorë të "Astirit"

Ora 11: 56 Vijon protesta

Para kryeministrisë është ngritur një podium ku qytetarët bëjnë thirrje dhe shprehin mbështetjen e studentëve : "Zoti Rama plotëso kërkesat!"

Ora 11: 40 Hidhen tymuese para kryeministrise

Kjo eshte hera e dyte. Megjithate protesta eshte shume paqesore dhe me studentet jane bashkuar dhe qytetare.



(Hidhen tymuese)




 

Ora  11: 28  Mbërrijnë dhe studente të tjerë

 Studentët para kryeministrisë: Dil zoti Rama ose ik! Policia forcon sigurine. Studentët bllokojnë dhe rrugët




Para kryeministrisë kanë mbërritur dhe studentët e Universitetit të Arkitekturës, Inxhinieriës dhe Mjekësia



Ora 11: 10 "Mes protestuesve", dy ministra hyjnë në kryeministri


Ora 11: 20  Rama i ka poshtë dritares studentët, por sërish i fton në dialog përmes instagramit

Ora 11:07  Një grup i madh studentësh që i janë bashkuar dhe qytetarë ndodhen para kryeministrisë

"Ja ku jemi në oborrin tënd zoti Rama. Nuk po fshihemi. Kemi paraqitur 8 kërkesat. Përse nuk na sheh? Hajde ti këtu para nesh, dhe plotëso 8 kërkesat!" bërtet një studente me megafon.

"Zoti kryeministër ose zgjidh kërkesat ose ik, jep dorëheqjen! thotë një tjetër student.

Ndërkohë studentë të tjerë që kanë  marshuar nga fakultetet kanë bllokuar për disa minuta rrugë kryesore të Tiranës, si "21 dhjetori" dhe "Vasil Shanto".

ORA NEWS NDJEK MINUTË PAS MINUTE PROTESTËN





Ora 10:58: Studentët: Nuk do ndalemi, në protestë nuk ka vend për militantë

"Ne nuk do të ndalemi deri në realizimin e kërkesave tona. Ne po na bashkohen të gjithë shqiptarët", tha një student. 

"Kjo është protesta e studentëve dhe nuk ka vend për militantët", tha një studente.

Ora 10:50 studentët protestues hedhin tymuese

Ora 10:16 Studentët bllokojnë kryqëzimin e 21-shit dhe kryqëzimin te Rruga e Barrikadave

Ora 10:10 -Policia rrethon kryeministrinë

Protesta e studentëve ka vënë në lëvizje edhe Policinë e Shtetit.  Pranë ambienteve të kryeministrisë është vënë re një prezencë e madhe e forcave të policisë. Masat e policisë vijnë pas paralajmërimit se protesta do të jetë mbarëkombëtare dhe studentët i kanë bërë thirrje edhe qytetarëve që ti bashkohen kauzës së tyre. Ndërkohë policia është në gatishmëri, për të përballuar çdo situatë.

Ora 10:06  Studentet bllokojne rruget

Studentët kanë bllokuar disa rrugë kryesore në Tiranë, rrugën e Elbasnit dhe rrugën tek Spitalet. Ndërkohë grypi i studentëve nga fakulteti i Shkencave Sociale kan♪7 mbërritur para kryeministrisë 


Ora 09:49  Marshimi i studentëve drejt kryeministrisë: S'ka gëzime e s'ka festa, ky fundit ka veç protesta 

Studentët marshojnë dhe me megafon thërrasin

"S'ka negociata plotësoni kërkesat se janë shumë të qarta

S'ka gëzime s'kemi festa

Ky fundit ka veç protesta

Do marshojmë do protestojmë

Gjersa ligjin ta rrëzojmë"


Ora 09: 40 Shirit tek Politekniku per te ndaluar hyrjen

 Studentët e Politeknikut kanë vendosur një shirit në hyrje të fakultetit për të mos lejuar studentet e tjerë të futen në mësim. Ndekrohe tek Fakulteti i Ekonomikut është mbyllur dera  që të mos lejohen studentët të hyjnë. 


Ora 09:34 Nis marshimi 

Nis marshimi i studentëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës por dhe të Ekonomikut. 


(Nis marshimi i studenteve)


Ora 08:40 Studentët e Shkencave Sociale mbledhje me dyer të mbyllura brenda auditoreve me njeri-tjetrin. Ata kanë përcaktuar disa pika për planin e sotëm

Sipas planit të bërë publik nga vetë studentët ata edhe sot kanë bojkotuar mësimin. Fillimisht studentët e Shkencave Sociale po zhvillojnë një mbledhje me dyer të mbyllura ku të pranishëm ka edhe pedagogë. Ndërkohë studentët e Fakultetit të Ekonomisë kanë planifikuar edhe bllokim të rrugës.

1-Takim me dekanët ora 16:00
2-Grumbullim studentësh para fakultetit ora 08:30
3-Nëse dëgjohen thirrje PARTIAKE dhe përfaqësues POLITIKË, do marrim studentët në dorë dhe do t'i zhvendosin nga turma.
4-FEUT distancohen nga partitë politike.

Ora 08:00 -200 studentë nga Korça nisen drejt Tiranës

Nga Korça janë nisur rreth 200 studentë, të cilët do t'i bashkangjiten protestës që të zhvillohet në Tiranë. Gazetarja e Ora News, Ledjona Dervishi raporton se studentët janë nisur që në orët e para të mëngjesit me 4 autobusa. Kauza e studentëve është jo politike, prandaj në protestë janë thirrur të gjithë shqiptarët, pa dallime. Edhe një ditë më parë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i bëri thirrje të gjithë të rinjve të LRI, që t'i bashkohen protestës së sotme.

(Foto: Gazetaret e Ora News duke raportuar live nga Fakultetet, ku po mblidhen studentet per tiu bashkuar protestes)


Njoftimi i studentëve për planin e protestës

 “Nesër, (sot) 17 dhjetor protesta vazhdon në Fakultete (9-11) dhe më pas para Kryeministrisë. Në orën 9-11 organizohemi përpara fakulteteve për të ndërgjegjësuar çdonjërin nga ne  mbi kauzën tonë të drejtë. Studentët të pajisur me foni do të shpalosin në detaje kërkesat e tyre specifike për arsim cilësor. Folës të ndryshëm nga të gjitha programet e studimit dalin dhe denoncojnë me forcë problemet tona, padrejtësinë që na bëhen përditë, të cilat duhet të marrin fund. Studentët artikulojne kërkesa specifike për autoritetet drejtuese të Fakulteteve/Universiteteve. Përfaqësues nga fakultete/Universitete të tjera përshëndesin protestën dhe prezantojnë problemet e përbashkëta. Në orën 11:30 para kryeministrisë protesta vazhdon me bashkim të studentëve. Në orën 14:30 shpërndahemi qetësisht e në mënyrë qytetare",  shkruhet në njoftimin për protestën e sotme.

/Ora News.tv/