Nesër përfundon faza e parë e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm

Nesër përfundon faza e parë e kandidatëve për Prokuror

Të mërkurën në 25 shtator Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të përfundojë fazën e parë të verifikimit për kandidatët  për Prokuror të Përgjithshëm dhe brenda tetorit, lista sipas pikëzimit do i dërgohet Kuvendit.

Në garë janë vetë kryeprokurorja Arta Marku si dhe  Olsian Çela, Fatjona Memçaj dhe Lulzim Alushaj. Kjo është deklaruar nga kreu KLP-së Gent Ibrahimi  në komisionin e monitorimit të reformës në drejtësi ku ishte thirrur për të raportuar për punën e ketij institucioni

Gent Ibrahimi:"Nesër Këshilli do të marrë vendimin për të lejuar vazhdimin e garës për 1, 2, 3 ose 4 kandidatët. Pas këtij momenti, pasnesër nis faza e dytë dhe finale e procesit, që ka të bëjë me vlerësimin e meritave profesionale të kandidatëve dhe renditja e pikëzimi i tyre"  

Ne lidhje me krijmin e SPAK Ibrahimi tha se KLP është ne pritje  që vendimet edhe per tre kandidatët që kanë kaluar fazën e parë të vettingut te marrin formë të prerë, pasi deri tani janë 5 kandidatë që janë gati për emërim, ndërsa 5 te tjere nuk kanë kaluar ende në vetting

Gent Ibrahimi: "Për këta 3 kandidatë presim një rezultat shumë shpejt, ndoshta për një javë shumë, shumë dy presim të dimë nëse kjo është finale apo do na duhet të presim ende ndonjë procedurë ankimi"   

Në lidhje me trajtimin financiar të prokurorëve që do të emërohen në prokurorinë e posacme, kreu i klp  tha se i kanë propozuar këshillit të ministrave që  të trajtohen me 50%  me shume se  paga bruto e një prokurori per shkak të veshtirësive, ndërsa oficeret e policisë gjyqësore që do të punojnë ne  BKH dhe SPAK të paguhen me 60 % te pagës së prokurorit. 

EMISIONET