Nesër nis rezistenca, Basha fton qytetarët t'u bashkohen studentëve

Kreu i Partisë Demokratike përsëriti akuzat se plani Urbanistik i Tiranës i hartuar në kohën kur ishte kryetar bashkie dhe i miratuar në 2013, është ndryshuar nga Erion Veliaj dhe miratuar nga Edi Rama.

Basha: Ndryshimi i këtij plani urbanistik në pjesën e unazës së re konsiston në rrjedhën e ujit të Lumit të Lanës, ku Lana është zhvendosur me qëllimqë të prishen banesat e afro 200 familjeve për të ruajtur atë që duket se është prona e kontraktuar nga Edmond Bego, anëtar i bandës së Lushnjës, trafikant droge i dënuar me 21 vite, i provuar si lidhje e ngushtë e Taulant Ballës, i cili ka në plan të ndërtojë një projekt për afro 30 mijë metrash katrorë apartamente, pikërisht në këtë tokë, në të cilën ka pasur edhe një privatizim nga Arben Ahmetaj në vitin 2016.

Nga Unaza e Re ku ishte në mbështetje të banorëve të Astirit, Basha  ftoi qytetarët në rezistencë duke nisur nga enjtja. Ai tha se të gjithë duhet të jenë përkrah studentëve para Kuvendit.

Basha: Dua t’u drejtoj një thirrje qytetarëve të bashkohen nesër me studentët masivisht në protestën para Kuvendit. E vetmja rrugë për ta sprapsur të keqen është të jemi bashkë të vendosur dhe të përballemi. E vetmja shpresë e kësaj bande hajdutësh është të përçajë shqiptarët, të helmojë shqiptarët, të hedhë shqiptarët kundër njëri tjetrit. Duhet ti falenderojmë studentët që na kanë dhënë një mesim të madh që po të qendrojmë bashkë do të arrijmë ta mundim të keqen. Dhe me këtë mësim që na kanë dhënë bijat dhe bijtë tanë më të rinj, i ftoj të gjithë shqiptarët që të nisim që nesër një rezistencë totale për tu përballur dhe për ta mposhtur të keqen. Ju ftoj të gjithë duke përfshrë edhe banorët e Unazës së Re që nesër të jemi të gjithë para Kuvendit në një protestë sa më të madhe qytetare, studentore, rinore dhe kombëtare dhe për të nisur së bashku një betejë për mundin e së keqes dhe për çlirimin e vendit nga errësira që ka pllakosur.

EMISIONET