Kolegji Posaçëm i Apelimit ka vijuar seancën dëgjimore për procedimin disiplinor ndaj Komisionerit publik Herald Saraçin.

Në seancën e sotme u dëgjuan pretendimet e vetë komisionerit në lidhje me shkeljet për të cilat ai akuzohet nga ONM.

Sipas Saraçit gjatë ushtrimit të detyrës së tij që nga korriku i vitit të kaluar nuk ka kryer asnjë shkelje. Saraçi tha se nuk  ishte bërë pengesë për miraitmin e rregullores së brendshme të komisionerit publik ndërsa shtoi se dy afatet e lëna për miratimin e saj janë përmbushur në kohë.

Pasi administroi provat shkresore kolegji shtyu seancën për ditën e enjte kur pritet të jepet vendimi. Për Saraçin është kërkuar si masë disiplinore shkarkimi nga detyra.

/Ora News.tv/