Sot në mbrëmje, finalja e Art Fest

Sot në mbrëmje, finalja e Art Fest

Mbrëmjen e sotme në sheshin "Skëndërbej" do të jetë sfida finale e gjimnazistëve në disiplina kërcim, këngë dhe multimedial. 

Tirana Art Fest, që zhvillohet për herë të tretë, ka për qëllim zbulimin e talenteve në shkollat e vendit. 

Kanë marrë pjesë 600 nxënës dhe janë përzgjedhur 16 këngëtarë, 16 grupe kërcimi dhe 3 video të multimedias që i dedikohen Tiranës.

Aspasjana Kerxhalli: "Do ketë shumë surpiza. Është sfidë energji" .

 Drejtorja e Rinisë në Bashki, Aspasjana Kerxhalli, tha se Art Fest tashmë po shihet si një nga evenimentet më të rëndësishme artistike për të rinjtë. 

 "Është edicioni i tretë dhe ne po ndjejmë produktin dhe shijet. Pasi është promovim i të rinjve."

 Do të këtë një juri profesionistësh që do të vlerësojë finalistët.

 Përveç çmimeve motivuese, fituesit promovohen dhe mbështeten nga Bashkia e Tiranës në çdo eveniment artistik.

EMISIONET