Dita e nesërme është afati i fundit i zbatimit të ligjit të faljes së gjobave. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se administrata tatimore nesër do të punojë me orar të plotë.

Në një njoftim të Drejtorisë së Tatimeve i bëhet thirrje të gjitha bizneseve të shfrytëzojnë mundësinë e fundit për të përfituar nga falja e gjobave dhe kamatvonesave.

"Ju kujtojmë se data 30 Dhjetor 2017 është dita e fundit e zbatimit të Ligjit nr. 33/2017 “Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes /shuarjes së detyrimeve tatimore”, për këtë qëllim adminsitrata tatimore do të punojë me orar të plotë zyrtar në të gjithë territorin. 

Administrata Tatimore ju fton të shfrytëzoni mundësinë e fundit për të përfituar nga falja e gjobave dhe kamatëvonesave, duke paguar më parë  detyrimin tatimor (principalin e tatimit)", sqaron Drejtoria e Tatimeve.

/Ora News.tv/