Milan dhe Inter do të përballen nesër në një "Derby della Madonnina" që vjen në momentin e duhur.

Të dielën në mbrëmje do të jenë përballë në "San Siro" për një derbi që mund të jetë vendimtar në garën për një vend në Champions League.

Nëse statistikat do të ndikonin në rezultatin e ndeshjesh, padyshim që do të ishin zikaltërit ato që do merrnin 3-pikët.

Disa nga statistikat mes dy skuadrave:

•Ky është derbi numër 168 në Serie A,  nga ku 62 takime kanë përfunduar me fitoren e Interit, kundrejtë 51 fitoreve të Milan. 54 takime kanë përfunduar në barazim.

•Inter "udhëheq" dhe në ndeshjen si udhëtuese, me zikaltërit që kanë arritur 32 fitore dhe 27 humbje, ndërsa 24 takime kanë përfunduar në shenjën "X".

•Të dy skuadrat kanë shënuar minimumi dy gola gjatë tre përballjeve të fundit në kampionat, duke përfshirë dy ndeshje 2-2 dhe fitoren 3-2 të Interit në takimin e parë të këtij sezoni.  

 •Mauro Icardi ka shënuar 4 gola në dy derbet e fundit kundër Milanit.



/Ora News.tv/