Nëse merrni këtë mesazh në Whatsapp, fshijeni menjëherë

Përdoruesit e rrjetit social, Whatsapp duhet të jenë të përgatitur pasi një mashtrim po qarkullon me qëllim që të marrë të dhënat e llogarisë së tyre bankare.

Këto ditë, shumë njerëz po marrin një mesazh që lajmëron se abonimi i tyre ka mbaruar dhe nuk mund të përdorin.

Më pas vazhdon se nëse klikojnë në një link, atëherë do të përdorin rrjetin social gjatë gjithë jetës kundrejt një pagese të vogël, që duhet të kryhet nëpërmjet bankës.

Kriminelët e kanë përdorur në të shumtën e kohës këtë gjë për të mashtruar njerëzit dhe kanë arritur që të marrin detajet e tyre personale.

Prandaj kjo gjë u bë alarm dhe njerëzit që e marrin këtë mesazh duhet ta fshijnë dhe të marrin menjëherë anti virus që të mos shpërndahet asnjë informacion rreth privatësisë.

/oranews.tv/

EMISIONET