"Nëse më ngacmojnë nuk i lë rehat"-kush është i riu që kreu masakrën në Vlorë

"Nëse më ngacmojnë nuk i lë rehat"-kush

24 vjeçari Ridvan Zykaj, i cili ka vrarë 8 kushërinjtë e tij rezulton personazh i njohur për policinë.

Burimet kanë bërë të ditur se ai ka qenë dy herë i shoqëruar në komisariat nën akuzën e grabitjes, por pa pasoja të rënda.

po ashtu mësohet se ai më parë kishte shfaqur dhe probleme me agresionin. të afërmit shtojnë se së fundi me të kanë qenë marrëdhëniet më të qeta dhe pa shfaqur tensione.

në facebook zykaj shfaqet aktiv me voto. ndërsa në një prej tyre ka pozuar dhe në një tavolinë me shishe birre.

Teksa dy vite më parë duket se ka qenë më i dhënë më komente. Në një prej tyre i këshillohet të mos bëjë fjalë sidomos me të afërmit. Por i riu edhe pse e falënderon për këshillin shprehet se "nuk i bie kujt në qafë, por nëse e ngacmojnë shprehet se atëherë është ai që nuk i le rehat. un skam ç'bëj po ja qe e kam këtë gjë".

Masakër në Vlorë/ Djali vret 8 pjesëtarë të fisit të tij, plagos 6 të tjerë

Dinamika e masakrës, 24 vjeçari ekzekutoi vëllain e gjyshit dhe djemtë e tij me gratë e fëmijët

Masakra në Vlorë/ Flet dëshmitari: Si i njoh familjet dhe autorin e ngjarjes

Ridvani, djali i thjeshtë që sot kreu masakrën më të rëndë deri tani



EMISIONET