Nëntë të arrestuar për sulmin e përgjakshëm në hotelin luksoz në Kenia

Policia e Kenia ka arrestuar 9 persona për sulmin në një kompleks hotelesh luksoze në kryeqytetin Nairobi. Në sulm mbetën të vdekur të paktën 21 persona.

Të pestë militantët që sulmuan hotelin dhe kompleksin e biznesit DusitD2 të martën janë vrarë, thonë zyrtarët.

Ndërsa po zhvillohet një kërkim i madh për të gjetur personat që ndihmuan në organizimin e sulmit terrorist.

Grupi islamik al-Shabab me bazë në Somali thotë se ishte pas sulmit.

Mediat keniane raportojnë se gruaja e një prej sulmuesve të dyshuar është arrestuar në qarkun Kiambu, në veri të Nairobit. Policia identifikoi Ali Salim Gichunge, i njohur gjithashtu si Farouk, përmes makinës së përdorur në sulm.

Presidenti Uhuru Kenyatta tha të martën se pesë xhihadistë kryen sulmin dhe të gjitha u "eliminuan" nga forcat e sigurisë pas një rrethimi 19 orësh.

Al-Shabab lëshoi një deklaratë duke e quajtur sulmin "një përgjigje" ndaj vendimit të debatueshëm të Presidentit të SHBA Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë u përgjigj duke thënë: "Ky akt i pakuptimtë është një kujtesë e fortë se pse Shtetet e Bashkuara mbeten të vendosura në luftën për të mposhtur terrorizmin radikal islamik."


EMISIONET