Nënë e bijë arrestohen për vjedhje, mbushën çantat në supermarket në sytë e rojeve

Nënë e bijë arrestohen për vjedhje, mbushën

Dy shqiptare, përkatësisht nënë e bijë, u arrestuan nga karabinierët pasi u kapën me mallra të vjedhura në Imola.

53 vjeçarja dhe vajza e saj 27 vjeçe u arrestuan për vjedhje, ndërsa bashkëshorti i saj u raportua për të njëjtën vepër.

 Gjithçka ndodhi të shtunën pasdite pasi roja e një supermarketi u përpoq t'i ndalonte, por pa sukses. Karabinierët u thirrën menjëherë duke arrestuar dy gratë.

Në çantat e tyre ata kishin "mbërthyer" produkte prej 150 eurosh. Karabinierët ushtruan kontrolle edhe në makinën që i priste jashtë, u drejtuar nga 55 vjeçari shqiptar. Kërkimi çoi në zbulimin e mallrave të tjera të vjedhura me vlerë 1,200 euro.

Të dy gratë janë mbyllur në arrest shtëpiak në Faenza (RA), ku jetojnë.

EMISIONET