Nëndetësja e verdhë "mbyt" Realin e Madridit në Santiago Bernabeu

Nëndetësja e verdhë "mbyt" Realin e Madridit në

Reali i Madridit ka harruar se si fitohet.

Të besuarit e Zinedine Zidane u mundën nga Villareal 1 me 0.

Në "Santiago Bernabeu" vendosi goli i mesfushorit të talentuar Fornals, me 21 vjeçarin që shndërroi në gol një kundërsulm të nëndetëses së verdhë.

Mbretërorët po vuajnë të gjejnë fitoren, duke pësuar humbjen e dytë në 3 takimet e fundit.

Me këtë humbje 12 herë kampionët e Europës i japin lamtumirë titullit kampion, ku pas 18 javësh kanë grumbulluar 32 pikë, -16 nga Barcelona kryesuese, ndërsa Villarreal mban vendin e 5-të, një pikë më pak se madrilenët.


EMISIONET