Një nënë beqare është e dëshpëruar për të marrë nën kontroll vajzën e saj të dhunshme.

Lisa, e cila jeton me prindërit e saj në Oldbury, Birmingham, ka luftuar rregullisht me sjelljet e dhunshme të vajzës 6 vjeçare ndërsa është dhunuar nga kjo e fundit.

Nëna e Lisës, Sharon duhet të ndërhynte vazhdimisht për të qetësuar mbesën, por që iu është nënshtruar edhe ajo dhunës së saj.

E dëshpëruar për të vendosur nën kontroll vajzën e saj, Lisa iu është drejtuar psikologes.

Historia e tyre e publikua në Channel 5's Violent Child, Desperate Parents.

Psikologia , i tha nënës së re që duhet të kishte më shumë besim në vetvete për ti thënë ndal 6 vjeçares.

Laverne paralajmëroi se përfshirja e Sharone ishte konfuze për Demin, pasi nuk arrinte të kuptonte se kush ishte përgjegjës në familje.

Ajo e këshilloi Lisin të përdorte teknikat e bisedimeve me vajzën e saj të vogël, duke i ofruar alternativat asaj kur ishte e zemëruar, në vend që të provokonte akoma më shumë duke i thënë 'jo'.

Laverne dëshironte të kuptonte se çfarë i shkaktonte zemërimet e Demit ndaj vizitoi familjen për një periudhë të gjatë kohore për të monitoruar sjelljen e fëmijës.

Me ndihmën e psikologes sjellja e 6 vjeçares është transformuar dhe marrëdhënia nënë-bijë është përmirësuar.


/Ora News.tv/