Nëna myslimane nga Rusia adopton 8 jetimë pasi djali i saj u plagos rëndë

Nëna myslimane nga Rusia adopton 8 jetimë pasi djali i saj u plagos

Një grua, në rajonin jugor të Dagestanit, e cila premtoi të kujdesej për jetimët nëse djali i saj i mbijeton një dëmtimi kritik, e ka mbajtur premtimin e saj dhe ka adoptuar tetë fëmijë me nevoja të veçanta.

"E pyeta Allahun, nëse ai e kthen djalin tim, unë do të adoptoj fëmijë jetimë," tha nëna, Madinat Shakhbulatova. 

Djali biologjik i Shakhbulatovës, Ramazan, u plagos rëndë ndërsa punonte në një agjenci lokale të zbatimit të ligjit. Djali kaloi gjashtë muaj në gjendje kritike.

Pasi djali i saj, Ramazani u përmirësua, gruaja mbajti premtimin dhe adoptoi gjithsej tetë fëmijë nga një jetimore vendase. "Në fillim, morëm tre djem. Shikova reagimin e tyre. Tre muaj më vonë morëm tre fëmijë më shumë. Pastaj mora një vajzë ... dhe një fëmijë të vogël", tha Shakhbulatova.

Të gjithë adoptuesit e saj janë të paaftë dhe kërkojnë trajtim të posaçëm. "Secili prej fëmijëve ka diagnozën e vet. Gjithkush tregon karakterin e tyre. Më duhej t'i përshtatesha atyre ... dhe t'u shpjegoja gjithçka", shtoi ajo.

Fëmijët kanë jetuar me familjen e tyre për rreth një vit e gjysmë, sipas Shakhbulatovës. Ata duket se janë mjaft të kënaqur me jetën e re. "Kur disa njerëz u thonë nëse duan të kthehen në jetimore, ata thonë 'jo', duan të qëndrojnë me nënën", tha Shakhbulatova.

Ramazani gjithashtu mbështet vendimin e nënës së tij. "Nëse ajo ka bërë një premtim, mendoj se ajo ka bërë gjënë e duhur, unë e mbështes atë në këtë situatë," i tha ai Ruptly.

EMISIONET