Një nënë ka vazhduar të kujdeset për pitonin që i vrau djalin e saj.

Daniel Brandon vdiq nga asfiksia në shtëpinë e tij pranë Basingstoke, Hampshire, vitin e kaluar.

Nëna e tij, Barbara Brandon u kujdes për pitonin afrikan i quajtur Tiny që nga vdekja e djalit të saj.

Ajo u shpreh se nuk e largoi pitonin për shkak se Daniel nuk do ta donte një gjë të tillë.

"Duke e njohur Dan, siç e njoh unë, ai nuk do ta fajësonte Tinyn."

Por tani ajo e ka dhuruar atë në Qendrën Kombëtare të Mbështetjes Reptile në Hadlow, Kent.



/Ora News.tv/