Një nënë është hedhur nga shkëmbi së bashku me vajzën e saj 2-vjeçare në krah.

Trupat e Tanja Ludwig dhe vajzës së saj Tilly, u gjetën mbrëmjen e së martës në bazën e një shkëmbi poshtë pamjes piktoreske të RobertsonLookout në Kejra, pranë Wollongong.

Në postimin e saj të fundit në mediat sociale, 33-vjeçarja ndau një mesazh për njerëzit që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor.

"Është mirë të mos jesh mirë. Ne të gjithë kemi nevojë për mbështetje ndonjëherë,"-shkroi ajo në Facebook, së bashku me disa numra telefoni që ofrojnë mbështetje dhe këshillim për këta persona.

Hetuesit po e trajtojnë ngjarjen si vetëvrasje. Ludwig nga Gjermania, ishte ndarë nga partneri prej kohësh dhe jetonte me vajzën e saj në një banesë në Coniston.

Trupat e tyre u nxorën nga poshtë shkëmbit mbrëmjen e së martës.


/Ora News.tv/