Julian Assange, i arrestuar javën e kaluar në ambasadën e Ekuadorit në Londër, pasi vendi i Amerikës Jugore i kishte hequr azilin, është " mbyllur në Guantanamon Britanike". 

Denoncimi vjen nga nëna e themeluesit të Wikileaks, Christine, e cila shpjegon në Twitter sesi djali i saj, "një gazetar që ka fituar kaq shumë çmime", u burgos në burgun e Belmarshit "së bashku me kriminelët e njohur, vrasësit serialë, trafikantët e drogës dhe terroristët ".

Për të folur për qëndrimin e gjatë dhe të detyruar në ambasadën e Ekuadorit në Londër ishte vetë presidenti i vendit Lenin Moreno, i cili ka deklaruar se Julian Assange e përdori zyrën diplomatike si një "qendër spiunazhi". 

Ai më pas siguroi se asnjë vend tjetër nuk ndikoi në vendimin për tërheqjen e azilit nga themeluesi i WikiLeaks, i cili sipas mendimit të tij, erdhi pas shkeljeve të përsëritura të Assange.

Duke folur për 'The Guardian', presidenti Moreno argumentoi se qeveria e mëparshme ekuadoriane siguroi lehtësira brenda ambasadës për të "ndërhyrë" me shtetet e tjera. Avokatët e Assange kishin akuzuar më parë Ekuadorin për "akuza të egër".

Presidenti Moreno, i cili erdhi në pushtet në vitin 2017, shpjegoi vendimin për t'i dhënë fund qëndrimit të Assange në ambasadë, e cila kishte vazhduar për shtatë vjet: "Çdo përpjekje për të destabilizuar është një veprim i dënueshëm për Ekuadorin, sepse ne jemi një komb sovran, i cili respekton politikën e çdo kombi ".

 Pastaj shtoi: "Nuk mund të lejojmë që shtëpia jonë, shtëpia që hap dyert e saj, të bëhet qendër e spiunazhit".




/Ora News.tv/