Një gjyqtar ka dënuar një nënë me burgim të përjetshëm dhe të dashurin e saj me dënim me vdekje për vrasjen e djalit 8-vjeçar.

Çifti besonte se djali ishte homoseksual ndaj e vranë.

Gjykatësi i Gjykatës së Lartë të Los Anxhelos, George Lomeli, i tha çiftit se shpresonte që të zgjoheshin në mes të natës dhe të mendonin për dëmtimet që i shkaktuan djalit Gabriel Fernandez.

"Unë vetëm shpresoj...që kjo t'ju torturojë,"-tha gjyqtari.

Gabriel ishte rrahur, lënë pa ngrënë, ishte lidhur, mbyllur në një dollap, qëlluar me armë dhe një herë iu ishin thyer dhëmbët me shkop, tha gjyqtari.

Gjithashtu djalit iu ishte thyer kafka, kishte brinjë të thyera dhe djegie në të gjithë trupin.

"Është e qartë që është veprim i tmerrshëm dhe çnjerëzor,"-tha Lomeli. "Është përtej kafshërisë sepse kafshët dinë se si të kujdesen për të vegjlit e tyre."

Nëna e Gabriel, 34-vjeçarja Pearl Fernandez u shpall fajtore për vrasjen e djalit të saj në shkurt. Ndërsa një juri shpalli fajtor të  dashurin e saj, 37-vjeçarin Isauro Aguirre, për vrasje vitin e kaluar.

Fernandez telefonoi policinë në 22 maj 2013 duke raportuar se djali i saj nuk po merrte frymë. Ajo u tha oficerëve se djali ishte rrëzuar dhe goditi kokën në një bufe.

Gabriel vdiq dy ditë më vonë nga traumat e mëdha që ju ishin shkaktuar dhe nga neglizhimi, tha mjeku.

Vëllezërit e 8-vjeçarit dëshmuan se Fernandez dhe Aguirre e thërrisnin homoseksual, e dënonin nëse luante me kukulla dhe e detyronin që të vishte rroba vajzash në shkollë.

/Ora News.tv/