Negociatat, Rama: Një datë "ankorimi" në BE

Negociatat, Rama: Një datë "ankorimi" në BE

Në mbledhje me ministrat dhe grupit parlamentar të PS, një ditë pas vendimit  të BE për hapjen e negociatave në vitin 2019, Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën për qëndrimin e mbajtur pas këtij vendimi. Në paralelizëm me figurën e 'Esat Pashë Toptanit' Rama tha se opozita nuk e do këtë proces.

Rama:  U bashkuan të majtët e të djathtët në Bruksel për Shqipërinë, ndërsa të djathtët e Shqipërisë i ranë rrugës qorre të Esat Pashë Toptanit.

12 muaj kohë, shefi i qeverisë i konsideron jo humbje por afat për të ecur me reformat.

Rama: Data u vendos në qershorin e ardhshëm, kur Shqipëria ta ketë kryer tërë punën përgatitore e cila do të nisë menjëherë, në korrik do të vijë këtu ekipi i Komisionit Eruopian për punën përgatitore, por edhe kur të jenë mbyllur zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin e ri Europian që ishin pengesë jo e vogël politike për një datë më të afërt.  

Nëse do t'i rikthej shkrimeve të tij dhe botimit "Kurbani", do të përfundonte dy vëllime.

Rama: Nëse do shkruaja vazhdimin e "Kurbanit" me këtë temë mund të dilnin dy volume me titujt: "Europë mu bëfsh Kurban" dhe "Europë tu bëfsha Kurban". 

Rama falenderoi miqtë ndërkombëtare që mbështetën shqipërinë Hhan, Mogherini, Merkel, Kotzia, Tsipras, Conte ndërsa dha lajmin e mirë se presidenti i Francës Macron, një nga vendet skepikte për zgjerimin, do të vizitojë shqipërinë në vjeshtë të këtij viti.

Rama: Dhe kam kënaqësinë të shtoj këtu, nëse dicka e paparashikueshme nuk do të ndodhë këtë vjeshtë Shqipërinë do ta vizitojë për herë të parë një President i Francës. Dhe jam i bindur se pasi ta shohë me sytë e tij këtë vend lidhja jonë do të bëhet më e fortë dhe roli i Francës në ecurinë pozitive të Shqipërisë dhe të Ballkanit do të rritet.

EMISIONET