Negociatat në 2019, Ambasada e Holandës: Koha për rezultate konkrete

Dy ditë pas vendimit të Ministrave të Jashtëm të BE për hapjen e negociatave, ka reaguar ambasada e Holandës në Shqipëri.  Sipas ambasadës së Holandës, tashmë ka një udhërrëfyes të qartë deri në qershor 2019. 

"Ka ardhur koha për rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit", thuhet në reagim.

Po ashtu ambasada vë theksin tek reforma në drejtësi, duke nënvizuar se ajo duhet të ecë përpara.

Kujtojmë se Holanda ishte një nga tre vendet skeptike për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Reagimi i Ambasadës së Holandës

Deshirojmë të përgëzojmë Shqipërinë për progresin dhe reformat e rëndësishme të arritura, të cilat janë njohur nga Këshilli Europian. Tashmë ka një udhërrëfyes të qartë për vijimin e rrugëtimit deri në Qershor 2019. Ka ardhur koha për të arritur rezultate konkrete në të gjitha nivelet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe për të ecur përpara në reformën në drejtësi. Hollanda i qëndron qasjes së saj strikte dhe të drejtë dhe është e gatshme të bashkëpunojë edhe më tej me Shqipërine në lidhje me këto reforma kyçe në periudhën që vijon.

EMISIONET