Negociatat me Greqinë: Bushati: Kam firmosur plotfuqishmërinë

Negociatat me Greqinë: Bushati: Kam firmosur plotfuqishmërinë

Përpara takimit me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Kotzias, kreu i diplomacisë shqiptarë Ditmir Bushati tha se ka firmosur plotfuqishmërinë për grupin negociator.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se me Kotzias do të diskutojnë për datat e takimeve dhe për axhendën, por edhe për takimin e dy kryeministrave, Rama dhe Kotzias.

BushatI: Sot është një takim i radhës me homologun grek. Është në vijim të të gjithë mekanizmit të deialogut që ne kemi ngritur. Jemi në një fazë të re. Në disa fusha është bërë progres. Kemi fusha të tjera ku besojmë në ditët në vijim do të kemi mundësi që së bashku të deklarojmë progres. E kam fjalën për njohjen e ndërsjelltë të patentave. Presidenti ka lëshuar autorizimin, unë kam firmosur plotfuqishmërinë për ekipin negociator që është duke punuar dhe besoj se do biem dakord me Kotzias edhe për datat e takimeve dhe kalendarin si do operojë grupi i punës dhe nuk diskutohet që punojmë edhe për takimin e dy kryeministrave.

EMISIONET