Negociatat me Greqinë, Bushati: Çështjet e ngritur nga Presidenti do marrin përgjigje shteruese

Negociatat me Greqinë, Bushati: Çështjet e ngritur nga

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha se janë në kontakt me Presidentin e Republikës në lidhje me negiociatat me Greqinë. Gjatë konferencës për shtyp me homologun e tij sllovak, kreu i diplomacisë shqiptare tha se të gjitha çështjet që ka ngritur Presidentit do të marrin përgjigje shteruese. 

Bushati: Jemi në kontakt me Presidentin e Republikës, ekipet tona janë duke punuar sëbashku dhe mendoj që të gjtiha çështjet që janë ngritur nga ana e Presidentit do të marrin përgjigje shteruese sepse është normale që për një proces delikat sic është procesi që ne do të hyjmë së shpejti me Greqinë pas marrjes së autorizimit nga ana e Presidentit.

Duke qëne se ky proces  të shkuarën ka pasur edhe aksidentet e tij, ne duam që nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare të kemi një qasje sa më solide dhe të shuajmë çdo pikëpyetje të mundshme.

Pjesa që ju referuat prillit për një marrëveshje me Greqinë është keqkuptuar. Kemi folur për interesin e të dyja palëve për të firmosur një deklaratë të partneritetit strategjik. Kur vjen puna për firmosje marrëveshjes nuk kemi afate fikse, por nga ana tjetër nuk mund të mohojmë faktin që në politikë të jashtme afatet apo momenti luajnë një rol përcaktues.  

EMISIONET