Negociatat me Greqinë, Andoni: Pala shqiptare u nxitua

Negociatat me Greqinë, Andoni: Pala shqiptare u nxitua

Analsiti Ben Andoni tha se pala greke duket se po realizon qëllimin e saj të shtrirjes së hapësirës detare. I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Andoni tha se pala shqiptare ka qenë e nxituar në futjen e këtyre negociatave.

Ben Andoni: Ajo që ka qenë interesante ka qenë deklarata e ministrit grek i cili ka zgjeruar pamjen e medias së tij për atë që po ndodh dhe me çduket pala greke është shumë pranë realizimit të synimeve të saj, shtrirjes së hapësirë brenda atyre limiteve që ata përcaktojnë.

Lajmi jo i mirë për ne është mungesa e transparencës. Nëse të tilla lajme precipitojnë në pjesën greke unë nuk arrij ta imagjonoj që nuk ka një lloj pariteti të tillë edhe nga ana shqiptare. Është për tu keqardhur për një fakt, sepse Shqipëria ka bërë një investim shumë të madh energjish intelektuale përsa i përket përbërjes së komisionit që do përballej me palën greke. 

Pala greke ka qenë dicka më e moderuar, por në thelb të gjithë asaj është se në këtë stad është disi e nxituara nga pala shqiptare futja në këto negociata. Që do të thotë Shqipëria duhet të luante në një farë mënyrë që të qëndronte shumë larg këtyre bisedimeve.

EMISIONET