Negociatat për detin, Murati: Qeveria e nisi me këmbën e majtë

Negociatat për detin, Murati: Qeveria e nisi me këmbën e

Gazetari Erl Murati i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë se çështja e ndarjes së kufirit është çështje shtetërore dhe si e tillë duhet të kishte transparencë nga qeveria.

Murati: Besoj se qeveria e nis me këmbën e majtë këtë proces. Besoj se qeveria e nisi me këmbën e majtë këtë proces. Çështja e ndarjes së kufirit është çështje shtetërore. Do të duhej minimalisht që kryeministri të dilte publikisht dhe të thoshte se ne kemi ndërmend të negociojmë një marrëveshje të re. Ka pasur memo nga Ministria e Jashtme greke që njoftonte shtetin shqiptare se do të zbatonin marrëveshjen në mënyrë të njëanshme. Këtë vendim për të rinegociuar me Greqinë për një marrëveshje të re duhet ta njoftonte kryeministri i vendit.

Një muaj më parë, brenda 24 orëve ka pasur tre qëndrime të ndryshme. Ministri i Jashtëm grek tha se Shqipëria pranoi 12 milje. Hodhi një tymuese për opinionin publik grek. Në të njëjtën ditë Rama, tha se ne kemi filluar negociatat dhe tre orë më vonë, Bushati thoshte se negociatat nuk kanë nisur ende.


EMISIONET