Nebil Çika: Mazhoranca riktheu diktaturën me Ruçin

Nebil Çika: Mazhoranca riktheu diktaturën me Ruçin

Në kohën kur në qytetin e Tiranës, po zhvillohej protesta e opozitës tek parlamenti, në qytetin e Shkodrës u organizua aktiviteti “Antikomunizmi – histori dhe aktualitet”nga shoqata antikomuniste të të përndjekurve politikë. Aktivitet, I cili nuk ju shmang politikës dhe shenjestrimit të përfaqësuesve të mazhorancës.

Nebil Çika, kryetar i shoqatës antikomuniste, në fjalën e tij, tha se me Gramoz Ruçin diktatura u rikthye si në vitet 90’, e ku dëshmi e qartë janë telat me gjemba që rrethojnë sot kuvendin.

Nebil Çika: Ju kam kërkuar deputetëve të djathtë të pengojnë me çdo kusht sepse Shqipëria rrezikohet nga rikthimi i komunizmit.

Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi e ka quajtur partinë socialiste vijuese të rrugës së partisë komuniste.

Në aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues të klerit katolik, ish të përndjekur dhe pasardhës të kësaj shtrese.

EMISIONET