Në Vigo vetëm barazim, Celta "mace e zezë" për Barcelonën

Në Vigo vetëm barazim, Celta "mace e zezë" për

Barcelona ka një mace të zezë dhe ajo është skuadra e Celta Vigo-s.

Skuadra nga Vigo ka ndalur në barazim 1-1 katalanasit, duke konfirmuar dhe njëherë se ekipi i drejtuar nga Juan Carlos Unzue është një kockë e fortë përballë të besuarve të Vilaverde-s.

Në sfidën e vlefshme për 1/8-at e Kupës së Mbretit, tekniku 53 vjeçar i Barcelonës hodhi një formacion me shumë mungesa , ku yjet blaugranas Messi e Suarez nuk kishin udhëtuar me skuadrën për në Vigo, ndërsa "çelësat" iu besuan lojtarëve që kanë luajtur pak minuta deri në këtë pikë të sezonit.

Siç pritej, Barcelona dominoi gjatë gjithë takimit, ndërsa rezultati i takimit u vendos në 45 minutat e para.

Ishte sulmuesi i talentuar Jose që kaloi në avantazh katalanasit në minutën e 15-të, me Celta Vigon që reagoi shumë shpejt me anë të Sisto në të 30-ën.

Në sfidën tjetër, atë mes Leganesit dhe Villarealit, vendasit triumfuan me rezultatin 1-0, falë golit të shënuar nga Amrabat.

Takimet e kthimit do luhet mesjavën e ardhshme.

EMISIONET