Shqiptarët bëjnë historinë në Tuz të Malit të Zi, fitojnë bindshëm zgjedhjet

E diela e 3 marsit 2019 do të mbetet në historinë e shqiptarëve në  komunën Tuz të Malit të Zi. Për herë të parë pas 62 viteve, atyre u jepet mundësia të qeverisin të pavarur nga Podgorica zyrtare.

Ne oren 23:55 u shpall rezultati se shqiptaret kanë shumicën e cilësuese dhe i gjithë Tuzi ka shpërthyer në festë

Më përpara edhe mediat shqiptare në Mal të Zi kanë publikuar rezultatet preliminare sipas të cilave Forumi Shqiptar ka shënuar një fitore të thellë me 3780 vota, DPS  ka marrë 2470 vota, SNP 81 vota, Demokratët 236 vota, SD 356 vota, Boshnjakët 952 vota.

Numri total i votave të numëruara deri ne 21: 30 ishte 7875.

E përkthyer në mandate këshilltarësh komunalë, shqiptarët përllogaritet të kenë marrë deri tani 16 keshilltarë nga 32 që janë gjithësej.

Procesi zgjedhor në rajonin me shumicë shqiptare nisi në orën 7 të mëngjesit dhe përfundoi në 20:00. Të drejtë votimi kishin 11900 banorë. Pjesëmarrja në votime ka qenë rreth 64%.

Gjatë ditës nuk kanë munguar dhe tentativat e blerjes së votës. Në një video të siguruar nga Ora News një person i komunitetit rom thotë se i kanë ofruar 50 euro për të votuar kandidatin e partisë së Gjukanoviç.

Autori i videos është Liridon Vulaj, zëvendësanëtar në Komisionin e Votimit.

Ai tha se regjistrimin e ka kryer me kamera të fshehtë pas konstatoi se disa familjarëve rom po u ofroheshin para në këmbim të votës.

" Ai pranoi se ka marrë 50 euro jo vetëm ai por gjithë familja".

Sipas Vulaj ata që po ofronin para për votën ishin përfaqësues politik, të cilët e kërcënuan.

"Në atë moment mu drejtua një funksionar i lartë i Partisë Demokratike Socialiste që vepron këtu në Tuz me fjalë kërcënuese dhe kishim një konflikt verbal".

Ditë historike në Tuz, shqiptarët e bashkuar drejt fitores së komunës

Kjo e dielë po shihet si një ditë historike për shqiptarët e komunës së Tuzit në Mal të Zi, të cilët për herë të parë pas 62 viteve u jepet mundësia të qeverisin të pavarur nga Podgorica zyrtare.

Në siglën “Malësia na Bashkon” partitë shqiptare u bashkuan në një të vetme për të garuar.

Procesi i votimit në rajonin me shumicë shqiptare nisi në orën 7 të mëngjesit dhe pritet të përmbyllet qetësisht në orën 20 kur të 11 900 banorëve tu jetë dhënë e drejta e votës.

Sipas sondazheve paraprake, më i favorizuari për fitoren është kandidati shqiptar Nik Gjeloshaj që përfaqëson koalicionin e tri forcave politike shqiptare nën sloganin "Malësia na Bashkon".

Vetë Gjeloshaj deklaroi pas votimi se ai është shpresëplotë që komuna do tu takojë shqiptarëve dhe bëri apel që mbështetësit e tij të shfrytëzojnë orët e mbetura.

Gjeloshaj: Një apel të madh për të gjithë votuesit që të dalin në mënyrë masive që të votojnë, të shfrytëzojnë rastin të jenë pjesë e këtij vendimi historik.

Zgjedhjet për komunën e Tuzit dhe veçanërisht dalja e disa partive shqiptare për herë të parë në një sigël të vetme është komentuar me kureshtje dhe ka frymëzuar edhe bashkombas shqiptarë përtej kufijve të vizitojnë vendin apo edhe të votojnë.

Tensionet gjatë fushatës kanë qenë të pakta dhe procesi i votimit ka vijuar pa incidente madhore përveç një rasti kur një shqiptar u pengua në aeroport teksa përshëndeste me simbolin e shqiponjës.

Sead Nikaj: Unë kam ardhur për të votuar, pasi partitë tona u bashkuan pas disa dekadash. Hapin e parë e bënë vendasit. Po kryejmë obligimin që kemi ndaj Tuzit.Sapo dola nga avioni më shihnin me një sy shumë të keq. Më ndanë në një dhomë. Kur dola, përshëndeta familjarët e mi me një shqiponjë krenare. Policët më thanë këtë bëje në një vend tjetër. Unë këtu se kjo është toka ime. Fitues jemi sepse jemi të bashkuar. Do ta marrim Malësinë në dorë. Situata është e qetë. 

Të shumtë kanë qenë shqiptarët që kanë ardhur vetëm për tu bërë pjesë e votimit, mes tyre dhe Mark Gjonaj, këshilltar në bashkinë e Nju Jorkut.

Gjonaj: Kurrë më mirë nuk e kam ndjerë vetën shpirtërisht, zemrën e kam plot. Malësorët sot e kanë vënë kombin përpara, jo partinë. Kjo është më e madhe se një komunë, kjo është çështje kombëtare.

"Besoj se do të jetë një rikthim i madh në jetën politikke, ekonomike dhe kulturore për shqiptarët".

"Shpresoj se do të jemi ne tani të zotët e shtëpive tona dhe trojeve tona".

Në vend mbizotëron droja se minoriteti shqiptar diskriminohet si përsa i përket roleve në administratë edhe prej etnisë së tyre pavarësisht  se në rajonin e Malësisë këta të fundit përbëjnë rreth 70% të popullësisë.

Këto janë zgjedhjet e para në Tuz që prej shkëputjes nga Podgorica vitin e kaluar.

Koalicioni shqiptar beson se përmes bashkimit ata do të kenë mundësinë të marrin 17 nga 32 këshilltarët e komunës dhe më pas të drejtën për të zgjedhur kryetarin e Tuzit.

 


 

EMISIONET