Borë me ngjyrë portokalli ka rënë në pjesë të Evropës Lindore pas një takimi të rrallë të Siberisë dhe Saharasë.

Meteorologët thonë se dëbora nga Siberia u përplas me erë të mbushur me pluhur nga shkretëtira e Saharës në Afrikë.

Kjo dëborë e veçantë është parë në male në rajonin e Soçit të Rusisë, më larg në lindje në rajonin Adzharia të Gjeorgjisë dhe në portin rumun të Danubit të Galatisë.

Disa skiatorë kanë postuar fotografi në mediat sociale duke bërë shaka se ata ishin në planetin Mars dhe jo në malet e Siberisë.

Meteorologu rumun Mia Mirabela Stamate thotë se një erë që mbart grimcat e rërës nga Sahara u takua me reshjet masive të së premtës. Ai beson se bora do të zhvendoset në drejtim të lindjes.

/Ora News.tv/