Në Shqipëri së shpejti një këshilltar gjerman për policinë tonë

Policia shqiptare do të asistohet teknikisht, por dhe nga aspekti njerëzor nga pala gjermane e cila do të sjellë në vendin tonë një keshilltar për çështje strategjike policore. Kjo është bërë e ditur nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj gjatë deklaratës së përbashkët me Dieter Romann, presidenti i Presidentit të Policisë Federale Gjermane, paraditen e sotme në Ministrinë e Brendshme.

Fatmir Xhafaj:  "Shumë shpejt do të vendoset në Shqipëri një këshilltar gjerman për cështjet strategjike policore i cili do të bëjë të mundur koordinimin e të gjithë asistencës ligjore e teknike në terma afatgjatë. Jam i surprizuar për përgjigjen e shpejtë të palës gjermane, duke sjellë këtu një nga bashkëpunëtorët më të afërt të zotit Romann që meriton falenderimet e veçanta për këtë gjë. 

Presidenti i Policisë Federale gjermane, Dieter Romann, u shpreh se, Shqipëria ka bërë një progres të rëndësishëm në luftën ndaj krimit dhe gjithashtu ka bërë të mundur uljen e numrit të azilkërkuesve.

Dieter Romman: ""Më lejoni të përmend këtu se puna e policisë ka shënuar një progres të konsiderueshëm dhe tw lexueshëm, si në aspektin e luftës ndaj krimit, por dhe uljen e numrit të azilkërkuesve. Në Shqipëri kemi një ekspert ndërlidhës, po ashtu shumë shpejt do kemi dhe një ekspert tjetër për të asistuar në punën e policisë."

Të dy zyrtarët e lartë u angazhuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët.

Fatmir Xhafaj: "Ne nuk jemi Gjermania, duhen ende shumë punë për të arritur standardet por është e sigurtë që jemi të vendosur të punojmë fort duke reflektuar këto standarde në punën tonë.

Dieter RommanShqipëria nuk është Gjermania por as Gjermania nuk është Shqipëria, por nëse ne bëhemi bashkë arrijmë rezultate të mira.

Drejtori i Policisë gjermane, Dieter Romman, ndodhet për një vizitë dyditore në Tiranë. Pas deklaratës së përbashkët nuk u la të bëhen pyetje por Xhafaj paralajmëroi se këto ditë do të ketë lajme të mira. 

Fatmir Xhafaj: "Besoj se do të keni një ditë të ngjeshur me miqtë tanë gjermanë për aktivitetet e mëtejshme dhe do ju jap një këshillë që gjatë këtyre ditëve dhe javëve rrini afër me Bitën dhe Gentin se do të kemi lajme interesante se ku bashkëpunohet ka dhe gjëra të mira, të tjerat dalëngadalë"

Takimet e Roman kanë vijuar në dejtorinë e policisë së shtetit. Në prani të Ardi Veliut 20 automjete me vlerë 285 mijë euro janë dhuruar për shërbimet e mbikqyrjes së kufirit.






EMISIONET