Ne Shkodër çdo vrasje e pazbuluar prodhon vrasje te pazbuluar

Ne Shkodër çdo vrasje e pazbuluar prodhon vrasje te pazbuluar

Vrasjet ne Shkodër Nuk Mund te Gjykohen me Statistika.

Ne Shkodër çdo vrasje e pazbuluar prodhon vrasje te pazbuluar. Ketë e kane provuar katerciperisht 20 vrasje te bujshme te kryera 10 vitet e fundit ne qytetin e Shkodres, por qe asnjëra nuk ka autor te zbuluar -

Pasdreken e se hënës, date 3 shtator, Opozita Parlamentare e mbledhur ne Shkodër dhe Mazhoranca Parlamentare ne Kuvendin e Shqipërisë, krimet me vrasje ne Shkodër i komentuan ne këndvështrimin e statistikave. 

Sa kane ndodhur kur ka qeverisur njeri, dhe sa kane ndodhur kur ka qeverisur tjetri ! 

Kjo është ana me banale e vështrimit analitik te gjendjes se rendit e sigurisë publike ne Shkodër, e veçanërisht krimit me vrasje! 

Ne Shkodër kane ndodhur edhe 130 vrasje ne vit, (këtu nuk e kam fjalën për vitin 1997 sepse janë disa here me shume ne atë periudhe) dhe jo ne një vit por ne disa vite ka te evidentuara mbi 100 vrasje! Pra, po te jete për statistika vrasjesh e ballafaqime krahasimore me to, thjeshte duke mbledhë e zbrite, ne sot jemi ku e ku me "mire"......! Por te paktën ne rastin e Shkodres statistikat nuk mund te merren si te mirëqena për te analizuar vrasjet, përkundrazi ato te bëjnë ta humbasësh fillin e një analize serioze qe do te çonte tek shkaqet e vërteta te disa vrasjeve specifike qe prodhojnë vrasje specifike dhe rrethi i implikuar ne këto krime! 

Pikërisht se është vepruar ne ketë mënyrë, pra u është kushtuar vëmendje statistikave e krahasimeve, harrohet se vetëm ne qytetin e Shkodres gjate 10 viteve te fundit kane ndodhur se paku 20 vrasje te bujshme ne rrethana misterioze dhe deri me sot nuk ka asnjë autore te zbuluar ! Kur themi vrasje te bujshme, e kemi fjalën për persona mjaft te njohur ne ketë qytet e me gjere, shume prej te cilëve edhe si "kapo" qe janë vrare ne rrethana enigmatike! 

Për asnjërën prej këtyre vrasjeve, deri me sot nuk është deklaruar as nga policia dhe as nga prokuroria qe te jete zbuluar ndonjë autor, përkundrazi neper statistika figurojnë krime te pazbuluara! Është folur poshtë e lart për secilën prej këtyre vrasjeve me qindra here, janë lakuar emra e mbiemra, është thënë se i "din policia" është thënë se "i din gjithë Shkodra", por ne te vërtetë asnjë te arrestuar, për rrjedhoje as te gjykuar e te dënuar! 

Kjo është me pak fjale e vërteta, e përshkruar për 20 dosjet e 20 vrasjeve te bujshme te 10 viteve te fundit ne Shkodër, për te cilat nuk ka ndonjë autor te zbuluar! I mbajnë mend shume mire këto vrasje oficeret e policisë se Shkodres, i mbajnë mend shume mire këto vrasje prokuroret e Shkodres, i mbajnë mend shume mire qytetaret e Shkodres ! Tek e fundit, oficeret e policisë nëse i kane harruar, le ti drejtohen arkives dhe ti rihapin këto dosje! 

Pa u hetuar këto vrasje te kryera ne mënyrë mafioze dhe zbuluar autoret e tyre, është e kote te besohet se ne Shkodër do te mund te parandalohen krimet mafioze si 5 vrasjet e 3 muajve te fundit! 

Ne Shkodër çdo vrasje e pazbuluar prodhon vrasje te pazbuluar! Kjo nuk duhet harruar, këtë duhet ta mbaje mire ne konsiderate cilido qe merret me analizën e krimit me vrasje ne Shkodër. Ketë duhet te ja thonë Drejtorit te Përgjithshëm te Policisë se Shtetit dhe Ministrit te Punëve te Brendshme te gjithë ata oficere te policisë qe kane shërbyer ne Shkodër, dhe qe sot shërbejnë ne strukturat e larta te Policisë se Shtetit e Ministrisë se Brendshme ne Tirane. 

Nuk janë pak, janë disa oficere te larte , qe i dine fort mire si luhen "lojërat kriminale" ne Shkodër, kështu qe nuk kane pse te bëjnë te paditurin për këto "lojëra" dhe ti shkarkojnë rrufetë tek Drejtori i Policisë se Qarkut!

EMISIONET