Në sheshluftim brenda minutash, Rusia teston makinerinë e re ushtarake

Ushtria ruse testoi në mënyrë të suksesshme një makineri të re ushtatake. Bëhet fjalë për APC një parashutë e cila mund të zbresë nga ajri në tokë një tank me të gjithë ekuipazhin e vet brenda, një teknikë e guximshme përdorur vetëm nga trupat ruse.

Mbi 200 makina ushtarake si dhe 2500 trupa morën pjesë në stërvitjen e përbashkët të transportit të aviacionit dhe trupave ajrore të cilat përfunduan të premten e kaluar.

"Stërvitjet shkuan mirë, personeli është i gatshëm të kryejë misionet luftarake. Testimi është historik"  u tha gazetarëve shefi i Gjeneral-lejtnantit të Aviacionit Ushtarak të Transportit, Vladimir Benediktov.

Asnjë ushtri tjetër në botë nuk ka implementuar me sukses teknikën e rrezikshme,  të hedhjes së  një tanku me parashutë kur brenda është dhe ekipi ushtarak.

Hedhja me parashutë e një tanku ku brenda është dhe ekipi ushtarak lejon që ushtarët të jenë në zonën e luftimit brenda disa minutash." Thotë gjenerali i ushtrisë Vasiliy Margelov.



EMISIONET