Në "San Siro" ka derbi, Milan dhe Inter luajnë "play-off-in" e Champions-it

Në "San Siro" ka derbi, Milan dhe Inter luajnë

Në "San Siro" ka ardhur dita e derbit të Madoninës.

Duke filluar nga ora 18:30, Inter dhe Milan do të "përplasin" brirët, në një 90 minutësh që ishte parashikuar për tu zhvilluar në muajin Mars, por që u shty në shenjë solidariteti me mbrojtësin e Fiorentinës, Davide Astori i cili humbi jetën në mënyrë tragjike.

Aktualisht të dy skuadrat kanë si objektiv ta mbyllin kampionatin në zonën Champions, me zikaltërit që janë momentalisht në pozita të favorshme për të arritur në kompeticionin që mungon prej vitesh tek skuadra e drejtuar nga Luciano Spaletti.

Zikaltërit vijnë në këtë takim pas një formë mjaft të mirë, pasi kanë fituar tre nga 4 ndeshjet e fundit, ndërkohë që një ecuri fantastike po kalon dhe prapavija që nuk ka pësuar asnjë gol në 4 ndeshjet e fundit.

Skuadra e cila drejtohet nga Spaletti do të tentoj të shfrytëzoj dhe formën e mirë që po kalon sulmuesi argjentinas Mauro Icardi, i cili ka shënuar 6 gola në dy takimet e fundit. 18 herë kampionët e Italisë nuk do të kenë mungesa të rëndësishme përballë kushërinjve.

Ndërkohë në kampin tjetër Milani vjen pas humbjen ndaj Juventusit që i ndërpreu një ecuri fantastike prej 10 ndeshjesh pa humbje.

Kuqezijtë tashmë rënditen në vendin e gjashtë me 50 pikë të grumbulluara dhe në rast të një humbje të mundshme në derbi, do i jepnin "lamtumirë" ëndrrës për të marrë një biletë për në Champions League vitin e ardhshëm.

Tekniku Gennaro Gattuzo do i duhet të bëj pa shërbimet e mesfushorit Lucas Biglia, pasi argjentinasi ka plotësuar numrin e kartonëve.





EMISIONET