Tregtia me jashtë ka pësuar një ngadalësim gjatë maujit prill krahasuar kjo me një muaj më parë. Të dhënat e Instat tregojnë se ulja është rreth 1.4% por krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë eksportet janë rritur. Shvlerësimi i euros mendohet të jetë një ndër faktorët në këtë situataë. Megjithatë si katërmujor eksportet shqiptare u rritën me 17 % duke kapur shifrën e 101 mld lekëve.

Eksportet shqiptarë pas një performance pozitive gjatë prillit kanë pësuar një ngadalësim të lehtë.

Një ndër faktorët që ka dhënë efekt është shvlerësimi i euros gjatë këtij muaji.Megjithatë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë në Prill 2018 eksportet e mallrave arritën vlerën 27 mld lekë, duke u rritur me 11,2 %.

Importet e mallrave arritën vlerën 52 mld lekë, duke u rritur me 4,9 %, në krahasim me një vit më parë. Në katër mujorin e parë të këtij viti eksportet e mallrave arritën vlerën 101 mld lekë.

Sipas grupeve kontribut në rritjen e eksporteve kanë dhënë "Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike" "Tekstile dhe këpucë" si dhe , "Materiale ndërtimi dhe metale". Ndërkohë negativisht në eksporte kanë ndikuar grupet "Makineri, pajisje, pjesë këmbimi" dhe "Lëkurë dhe artikuj prej tyre" .

Fasonet vazhdojnë të dominojnë eksportet shqiptare, me 41% të totalit, megjithatë, kontributin kryesor gjatë prillit e dha rritja e eksporteve të lëndëve të para në grupin "minerale, lëndë djegëse energji" duke nxjerr në pah një ngadalësim të eksporteve të fasonëve. Në periudhën Janar - Prill 2018, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë peshën kryesore të eksporteve gjithsej ndërsa partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia, Gjermania, Greqia dhe Kina.

/Ora News.tv/