UET Press sjell për lexuesin shqiptar librin 'Në Opinionin tim" të autores e njëkohësisht profesores së studimeve të sigurisë e shkencave ekonomike Valbona Zeneli. 

 Libri i përbërë nga 39 kapituj  studion një sërë tematikash të Ballkanit Perëndimor si integrimi, emigrimi, korrupsioni, zhvillimi e qeverisja e mirë, teksa autorja rreket ta vendosë rajonin në një kontekst më të gjerë evropian e botëror. 

Kritika librin e sheh si një urë lidhëse mes Ballkanit Perëndimor e Bashkimit Evropian.

Valbona Zeneli ka botuar një numër të madh artikujsh shkencorë  duke filluar nga korrupsioni dhe sfidat e zgjerimit të Bashkimit Evropian duke kontribuar në këtë mënyrë në mediat ndërkombëtare.


/Ora News.tv/