Duke filluar nga mbrëmja e sotme rreziku i përmbytjeve nga lumenjtë do të zvogëlohet. Sipas Institutit të Gjeoshkencave parashikohet që prurjet e lumit Vjosa, do të jenë kritike përgjatë ditës së sotme dhe do të kthehet brenda shtratit natyral vetëm në ditën e nesërme.

Në qarqet Fier dhe Vlore është vendosur ngjyra e kuqe, si niveli i lartë i rrezikut për efekt të përmbytjeve dhe jo të reshjeve.

Ndërkohë sot priten reshje të dobëta, ndërsa nesër nuk do të këtë reshje shiu. Në lartësinë mbi 500 metër ato do të jenë në formën e dëborës.

Temperaturat

Nesër (e hënë, dt.05) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 3 / 13

në vendet e ulëta: 2 / 13

në vendet malore: -6 / 7 °C.

Era

Sot (e diel, dt.04) dhe nesër (e hënë, dt.05) pritet të fryjë e dobët, ndërsa në bregdet deri mesatare.


/Ora News.tv/