Në krizë sulmuesish, Bayern shënjestron yllin e Barcelonës

Në krizë sulmuesish, Bayern shënjestron yllin e Barcelonës

Manchester City nuk do të heq dorë nga Leroy Sané dhe transferimi i tij te Bayern rrezikon të dështojë. Nevoja për një sulmues krahu tek bavarezët është imediate dhe drejtuesit kanë dalë në një tjetër pistë, teksa po studiojnë mundësinë për të nënshkruar me sulmuesin e Barcelonës, Ousmane Dembele.

Sipas burimit shumë të besueshëm të Bild, Bayern po planifikon një goditje për francezin nëse ata nuk arrijnë tek Leroy Sane. Nuk është e qartë se cili do të jetë qëndrimi i katalanasve, por kohët e fundit është raportuar se klubi e konsideron Dembele si të pa transferueshme.

22-vjeçari aktualisht vlerësohet 100 milion euro dhe ka treguar se është i aftë të bëjë diferencën, por në "Camp Nou" nuk ka patur vazhdimësi. Megjithatë, bavarezët duhet të paguajnë një çmim më të lartë për të siguruar shërbimet e tij.

Dembele u bashkua nga Borussia Dortmund në vitin 2017 për shumën e 105 milionë eurove plus një shtesë prej 40 milionë eurosh. Që atëherë, ai ka luajtur 65 ndeshje duke shënuar 18 gola.

Sezoni i parë i Dembele ishte i vështirë me katalanasit, pasi një dëmtim serioz e ndaloi të shfaq potencialin e tij. Sulmuesi i krahut arriti të kthehet në formë për sezonin 2018-19, por edhe një herë tjetër qëndroi jashtë fushave për shkak të një dëmtimi afatgjatë.

Në rast se Barcelona arrin të nënshkruajë me Neymar, që sipas mediave duket shumë pranë e ardhmja e Dembele mund të jetë në "Allianz Arena".

EMISIONET