Kukësi e ka mbyllur me fitore fazën përgatitore në prag të sezonit të ri, 2019-2020.

Skuadra verilindore mposhti në miqësoren e zhvilluar në Kërçovë, Vëllaznimin me rezultatin 4-1, duke rritur entuziasmin vetëm pak ditë para finales së Kupës së Shqipërisë përballë Partizanit.

Vasil Shkurtaj dhe Vesel Limaj realizuan në pjesën e parë, ndërsa Daku dhe Çema ishin autorët e golave që kompletuan "pokerin".

Kjo ishte miqësorja e fundit, të paktën sipas të gjitha gjasave, pasi të dielën e 18 gushtit do të zbresin në fushën e "Elbasan Arenës" për të dueluar me të kuqtë për trofeun e parë të sezonit, Kupën e Shqipërisë.

/Ora News.tv/