“Shfryhet” arrestimi i bujshëm në Fier, nuk ka grup kriminal

“Shfryhet” arrestimi i bujshëm në Fier, nuk ka grup

Tre të arrestuarit e parë të operacionit Forca e Ligjit në Fier do të përballem me akuza minimaliste para drejtësisë.

Kujtim Kuçi, Dritan Tusha dhe Bashkim Ahmetaj akuzohen vetem për prodhim e shitje të lëndëve narkotike dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake.

Ndaj në seancën për rivlerësimin e masës së sigurisë, gjykata e Fierit la në ‘arrest shtëpie’ Kujtim Kuçin si person i paaftë për të qëndruar në burg, pasi është i paralizuar dhe lëviz me një karrige me rrota.

Sakaq gjykata la në burg dy të arrestuarit e tjerë Dritan Tusha dhe Bashkim Ahmetaj.

Duke iu referuar njoftimit të policisë të datës 15 nëntor, tre arrestuarve iu kapën 133 gram kanabis sativa dhe 2 armë zjarri pistoleta dhe dy thika.

Ka qenë vetë policia që ka referuar vetëm këto vepra penale në ngarkim të tre të arrestuarve ndryshe nga sa deklaroi në finalizim të operacionit kur u fol për grup kriminal me veprimtari në trafik droge, vrasje e pengmarrje.

Në konferencën për shtyp drejtori i Policisë së Fierit, theksoi se në kaudër të operacionit kishte nisur një hetim pasuror dhe ishin sekuestruar disa prona të të arrestuarve, por rezulton se për këtë teme në prokurori nuk ka shkuar asnjë referim.

Sikurse në ngarkim të tre të ashtuquajturve të fortët e Fierit nuk ka asnjë referim në Prokurorinë e Fierit për grup kriminal, vrasje e rrëmbime, apo trafik i drogërave të forta brenda e jashtë vendit.

EMISIONET