Edlira Copa, nëna 43 vjeçare shqiptare e cila në mars të vitit 2014 vrau me thikë tre vajzat e saj, 13, 10 e 3 vjeçare, në qytetin e Leko-s në Itali, ka fituar të drejtën e gjysëm lirisë.

Gjatë ditës ajo është e lirë të lëviz ndërsa natën e kalon pranë strukturës së një komuniteti i vënë në dispozicion nga mjekët që gjatë këtyre 5 viteve e patën nën kurim.

Pas vrasjes së 3 vajzave; Simona, Keisi e Sidney, Edlira Copa tentoi vetëvrasjen.

Gjykata e Lekos në rit të shkurtuar e gjykoi të pafajshme për paaftësi totale mendore, duke e konsideruar person me rrezik social.

Për Edlira Copën u vendos masa e sigurisë për dhjetë vjet në një strukturë të specializuar psikiatrike-gjyqësore, në komunën e Kastiglione delle Stiviere në provincën e Mantovës, nën masën e sigurisë shëndetësore.

Për mediat italiane, ish prifti Franco Cechin shprehet se "Edlira sot është një grua ndryshe e ka fituar koshiencën e gabimit që ka kryer."

Ndërsa ish bashkëshorti i Edlirës shprehet se "nuk do të harroj kurrë 3 vajzat e tij, ndërsa nëna e tyre për të ka vdekur."

Në momentin e krimit ish bashkëshorti i saj ndodhej në Shqipëri, për të takuar familjen. Trupat e 3 vajzave u varrosën në qytetin e vendlindjes së babait të tyre, në Kukës.

3 vite më parë Edlira Copa kërkoi ndihmë përmes një letre dërguar at Franko Cecchin, priftit të qytezës San Nicolo di Lecco dhe priftit Adriano Bertochi, të cilët e vizitojnë shpesh në klinikë.

"Një nga dëshirat e Edlirës, shprehen at Franko Cecchin e at Adriano Bertochi, është t'i jepet mundësia të përshëndesë për herë të fundit "gëzimet e jetës së saj", e të qaj mbi varret e tyre në Kukës. Por është ende shpejt për këtë gjest, Edlira më parë duhet të mësohet të jetojë me boshllëkun që ajo vet në mënyrë inkoshiente ka provokuar,", thonë ata.

/Ora News.tv/