Në gjyq grupi që ofronte prostitucion në lokalet e Shkodrës

Në gjyq grupi që ofronte prostitucion në lokalet e Shkodrës

Prokuroria në Shkodër ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 11 persona, të akuzuar se janë pjesë e një rrjeti kriminal të shfrytëzimit të prostitucionit.

Grupi kryesohej nga Rinard Tata ose i njohur ndryshe si Frederik Tota. 

Ndaj tij prokuroria ka ngritur akuzën se rekrutonte vajza dhe i shfrytëzonte për prostitucion, ndërsa paratë e përfituara nga kjo veprimtari kriminale pjestarët e grupit i përdornin në aktivitete tregtare dhe në ndërtim.

Mbi kreun e grupit rëndojnë 6 vepra penale, nisur nga ajo e shfrytëzimit të prostitucionit, vjedhje e energjisë si dhe ndërtim të paligjshëm.
Akuza e shfrytëzimit të prostitucionit rëndon po ashtu edhe mbi të pandehurit Sunila Mehja dhe Kastriot Musa, ndërsa tetë të tjerët mes tyre 5 femra dhe tre meshkuj akuzohen se kanë kryer vepren penale të prostitucionit.

Rrjeti kriminal u shkatërrua në 18 nëntor të vitit 2017 në Shkodër gjatë operacionit policor forca e ligjit.

Njoftimi i prokurorise 

Dërgohet për gjykim grupi i kryesuar nga Rinard Tata, dhe 10 përsona të tjerë, të akuzuar për  shfrytëzim prostitucioni, pastrim të produkteve të vepres penale, dhe disa vepra të tjera penale.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër përfundoi hetimet praprake të procedimit penal nr.1623, të vitit 2014, ka ngritur akuzë dhe derguar për gjykim 11 të pandehur, të clët prej shumë vitesh kishin rekrutuar disa vajza dhe i shfrytëzonin për prostitucion në disa lokale dhe hotele në qytetin e Shkodrës, e më pas paratë e përftuara nga kjo veprimtari kriminale i riciklonin në aktivitetet tregtar dhe ndertimtari.

Këta përsona janë:

1.            I pandehuri Rinard Tata ( alias Federik Tota ), lindur dhe banues ne Shkoder, i arrestuar,  i dënuar edhe më parë, i cili akuzohet se ka kryer veprat penale të:

1.            “Shfrytezim i prostitucionit“  parashikuar nga neni 114/2 te K.Penal, në dem të disa femrave.

2.            “Mbajtja e lokaleve per prostitucion“ parashikuar nga neni 115 i K.Penal.

3.            “Ushtrimi pa liçence i veprimtarive financiare “parashikuar nga neni 170/ç i K.Penal.

4.            “Pastrimi i produkteve te vepres penale ose veprimtarise kriminale “parashikuar nga neni 287 te K.Penal,  duke ricikluar ne aktivitetin e tij privat, dhe ndertimtari  parate e perfituara nga shfrytezimi i prostitucionit.

5.            “ Vjedhja e energjise elektrike ose impulseve telefonike “ parashikuar nga neni 137/2 te K.Penal , per qellime biznesi.

6.            “Ndertimi i paligjshem “ parashikuar nga neni 199/a/1 te K.Penal , pasi ka ndertuar 3 kate mbi pronen e tij ekzistuese.

2.            E pandehura Sunila Mehja , e bija e Qemalit dhe Fejzies, lindur dhe banuese ne Shkodër, e arrestuar, e cila akuzohet se ka kryer veprat penale te:

1.            “ Shfrytezimit te prostitucionit “ parashikuar nga neni 114/2 te K.Penal, në dem te  disa femrave.

2.            “Mbajtja e lokaleve per prostitucion “ parashikuar nga neni 115 i K.Penal .

3.            I pandehuri Kastriot Musa, lindur ne Barbullush, Shkoder, i arrestuar, i cili akuzohet se ka kryer vepren penale te:

“Shfrytezimit te prostitucionit“ parashikuar nga neni 114/2 te K.Penal , ne dem te  disa femrave.

4.            E pandehura Ardita Muça, lindur e banuese ne  Shkoder, e arrestuar, e cila akuzohet se ka kryer vepren penale te:

  “Prostitucionit“ parashikuar nga neni 113/1 i K.Penal.

5.            E pandehura Angje Ndrecaj, lindur dhe banuese ne Manati, Lezhë, e arrestuar, e cila akuzohet se ka kryer vepren penale te:

“ Prostitucionit" parashikuar nga neni 113/1 i K.Penal.

6.            E pandehura  Anita Lleshi, lindur ne Burrel dhe banuese ne Kamez, e arrestuar, e cila  akuzohet se ka kryer vepren penale te:

 “Prostitucioni“,  parashikuar nga neni 113/1 i K.Penal.

7.            E pandehura Albana Musa, lindur ne Korçe  dhe banuese ne Bushat, Vau Dejes, e arrestuar, e cila  akuzohet se ka kryer vepren penale te:

“Prostitucionit" parashikuar nga neni 113/1 i K.Penal.

8.            E pandehura V.H, e hetuar në gjendje të lirë, e cila akuzohet se ka kryer vepren penale te:

“Prostitucionir“ parashikuar nga neni 113/1 i K.Penal.

9.            I padehuri E.L, i hetuar në gjendje të lirë, i cili akuzohet se ka kryer vepren penale te:

“Prostitucionit“ parashikuar nga neni 113/2 te K.Penal.

10.          I pandehuri E.C, i hetuar në gjendje të lirë, i  cili akuzohet se ka kryer vepren penale te:

“Prostitucionit" parashikuar nga neni 113/2 te K.Penal .

11.          I pandehuri  M.P, i hetuar në gjendje të lirë, i cili  akuzohet se ka kryer vepren penale te:

 “Prostitucionit“ parashikuar nga neni 113/2 te K.Penal .

Në funksion të këtij hetimi është vendosur sekuestro preventive mbi godinën Bar-Kafe ”TATA”, e ndodhur në Lagja ”Manush Alimani”, Shkodër në pronësi të të pandehurit Rinard Nikollë Tata.


EMISIONET